Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Franca në prag të protestave të reja, 70 mijë efektivë policie në gatishmëri

schedule16:54 - 13 Nëntor, 2026

schedule 16:54 - 13 Nëntor, 2026

Franca po bëhet gati për një valë të pestë protestash, ku qytetarët pritet të dalin në rrugë për të kundërshtuar problematikat në sektorin e arsimit, si dhe rritjen e kostos së jetesës.

Ministri i Brendshëm francez, Roland Nunez, bëri të ditur se gjatë ditës së shtunë janë planifikuar dhjetëra marshime në qytete të ndryshme të vendit. Për garantimin e rendit dhe sigurisë, rreth 70 mijë efektivë policie do të angazhohen në terren.

Sipas ministrit, autoritetet do të ruajnë të njëjtin nivel mobilizimi të forcave të sigurisë si në protestën e së shtunës së kaluar. Ai theksoi se strategjia policore do të jetë fleksibile dhe do të përshtatet në varësi të situatës, veçanërisht për të përballuar grupet që mund të shkaktojnë trazira dhe që veprojnë në formacione të vogla për t’iu shmangur ndërhyrjes së policisë.



Nunez paralajmëroi gjithashtu se forcat e rendit do të jenë të përgatitura për të reaguar ndaj çdo akti vandalizmi apo tentative për grabitje dhe plaçkitje gjatë zhvillimit të protestave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!