Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Superiorja ka vetëm finale, sot në program pesë të radhës

schedule08:18 - 29 Nëntor, 2020

schedule 08:18 - 29 Nëntor, 2020

Koha është flori për Superioren këtë sezon, pas bojkotit. Pas ndeshjeve të mesjavës, tashmë është radha për sfidat e radhës për llogari të javës së pestë të kampionatit elitar të futbollit në vend.

Tre ndeshje luhen prej orës 13:45 dhe në fushë zbresin kampionët në fuqi të Tiranës, që luajnë në Kamëz kundër Kastriotit që ka surprizuar në javët e para dhe renditet në vendin e dytë në kampionat.

Sfidë po ashtu interesante luhet në Ballsh, ku vendasit që nuk e kanë provuar shijen e fitores presin Teutën e mbërthyer pas barazimeve në shtëpi. Sot Laçi ka mundësinë të provojë shijen e fitores, me Stavri Nicën në krye, kundër Apolonisë.

Më pas vijnë ndeshjet e orës 16:45 dhe vëmendjen e merr një tjetër derbi i veriut. Vllaznia-Kukësi është një ndeshje për t’u parë, duke pasur parasysh që shkodranët kanë një ecuri fantastike në këtë fillim sezoni.

Kukësi u çlirua në mesjavë, pas fitores me Laçin dhe do kërkojë të marrë sërish pikë. Ndeshje tjetër që luhet sot është ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut që pikët e vetme i ka marrë në ndeshjet jashtë. Të kuqtë shikohen si favoritë. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!