Teuta e Laçi të mallkuar, koha për festë te Kukësi, ndërkohë që Vllaznia e pamposhtur merr pikë edhe në Durrës. Për shkodranët ishte e rëndësishme të mos humbnin në këtë transfertë të vështirë me Teutën e Edi Martinit dhe ia kanë dalë.
Një ndeshje shumë e luftuar, që mund të zhbllokohej që në fillim nga Kruja. Gjithsesi nuk ia doli dhe Teuta u mundua shumë të hiqte mallkimin e ndeshjeve brenda. Tre barazime për “Djemtë e Detit” dhe sërish nuk shënojnë dot, pasi ngecën me Kukësin në fundjavë. Vllaznia madje luajti me një lojtar më pak për më shumë se 20 minuta, por as kjo nuk bëri diferencën.
Në Elbasan festoi Kukësi, që ia dedikon Skënder Gegës fitoren. Verilindorët morën fitoren e parë në kampionat për këtë sezon dhe ia dolën falë një dhuratë të portierit Alen Sherri, i cili gaboi në një pasim dhe Agim Ibraimi nuk fali.
Laçi e dominoi takimin, duke pasur raste shënimi me Harmon, Teco, Xhixhën, Rapon dhe Mazrekajn, por Tafas ishte i pakalueshëm dhe ia doli ta mbante të paprekur rrjetën. 1-0 dhe Kukësi iu gëzua tre pikëve në “Elbasan Arena”, kurse Laçi i Cungut ende nuk di të fitojë. Mallkimi vazhdon…/abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E mërkurë, më 25 nëntor, ora 16:45
Teuta-Vllaznia 0-0
Kukësi-Laçi 1-0
Shënues: Ibraimi 43′
43′ – Gafë e portierit Alen Sherri dhe Kukësi ka përfituar, duke realizuar golin e epërsisë me anë të kapitenit Agim Ibraimi.
19’ – Albion Marku shkaktoi faull ndaj një prej lojtarëve të Kukësit, teksa ai shkonte drejt portës. Turkaj ishte krah tij, ndërkohë që lojtarët e verilindorëve protestuan për karton të kuq. Arbitri Xhaja i dha vetëm të verdhë anësorit të djathtë të Laçit.