Kapet me armë 35 vjeçari në Tiranë, në kërkim një tjetër

schedule09:49 - 23 Maj, 2018

schedule 09:49 - 23 Maj, 2018

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e  policisë gjatë operacionit “Befasia” në kryeqytet, për armëmbajtje pa leje. Ai është Gentjan Kërcyku, banues në Tiranë, i cili është dënuar më parë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Kërcyku u arrestua pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në zonën e “Ali Demit” iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë, ndërsa në këkrim u shpall 53 vjeçari me iniciale A. V., që i kishtë dhënë armën dhe fishekët. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe 3 perosna të tjerë.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”.

Operacion nga shërbimet e policisë  të Komisariatit nr.1 dhe Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit.

Arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje, një tjetër shpallet në kërkim, si dhe 3 shtetas të tjerë procedohen në gjendje të lirë.

Sekuestrohet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë.

Më datë 22.05.2018 shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, në bashkëpunim me forcën e operacioneve speciale dhe kërkimit, në kuadër të operacionit policor “Befasia”, arrestuan shtetasin :

– Gentjan Kërcyku, 35 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”)

Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në zonën e “Ali Demit” iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë.

U shpall në kërkim shtetasi:

– A. V., 53 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Transportim dhe tregtim i mallrave që janë kontrabandë), pasi ky shtetas i kishte dhënë armën e zjarrit dhe krehrin me 11 fishekë, shtetasit Gentjan Kërcyku.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mëposhtëm, të cilët ishin prezent gjatë kohës kur Gentjan Kërcyku u kap me armë zjarri :

– B. Gj., 44 vjeç, banues në Tiranë

– A. M., 24 vjeç, banues në Tiranë

– F. P., 45 vjeç, banues në Tiranë

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit e llojit pistoletë me 11 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve G. K., dhe A. V., për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në ngarkim të shtetasve B. Gj., F. P., dhe A. M., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!