Tensionet SHBA-Kinë, anijet amerikane tashmë janë pozicionuar përballë vendit aziatik

schedule14:21 - 8 Maj, 2020

schedule 14:21 - 8 Maj, 2020

Me shfaqjen e koronavirusit retorikat mes SHBA-ve dhe Kinës janë ashpërsuar. Jo pak herë, presidenti amerikan Donald Trump e ka akuzuar Kinën se e ka përhapur qëllimisht virusin korona në mënyrë që të dëmtojë ekonominë e Amerikës.

Me nisjen e presioneve nuk është përjashtuar as mundësia e një përplasjeje ushtarake mes dy shteteve.

Sipas ekspertëve, përplasja ushtarake mund të fillojë në frontin e Detit Jugor të Kinës, ku flotat e Pekinit dhe Uashingtonit janë përballur me njëra-tjetrën prej pesë vitesh.

Pak ditë më parë, sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper deklaroi se anija luftarake Uss Barry u interceptua, përgjua dhe u shoqërua ndërsa lundronte në ujërat përreth ishujve të Paracelsus, një grup shkëmbinjsh dhe atolesh shumë të diskutuara nga Kina dhe Vietnami.

Për më tepër, një raport i brendshëm kinez paralajmëron se Pekini po përballet me një valë në rritje të armiqësisë, pas shpërthimit të koronavirusit që mund të çojë në një konfrontim me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Raporti i paraqitur në fillim të muajit të kaluar nga Ministria e Sigurisë së Shtetit drejtuesve të lartë të Pekinit, përfshirë Presidentin Xi Jinping, arriti në përfundimin se ndjenja globale kundër Kinës është në nivelin më të lartë .

Si rezultat, Pekini përballet me një valë ndjenjash anti-Kinë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vijim të pandemisë dhe duhet të përgatitet në një skenar të rastit më të keq për konfrontim të armatosur midis dy fuqive globale, sipas njerëzve të njohur me përmbajtjen e raportit, të cilët nuk pranuan të identifikohen duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes.

Deti jugor i Kinës shpërben si një “portë” hyrje për në rrugët globale detare dhe ka qenë “mollë sherri” mes Kinës dhe Vietnamit, Tajvanit, Filipineve, Malajzisë dhe Bruneit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!