“Shpejtësi dhe Çmenduri” në Tiranë

schedule20:30 - 7 Janar, 2018

schedule 20:30 - 7 Janar, 2018

8 persona që drejtonin automjetin në gjendje të dehur ranë në prangat e Policisë Rrugore të Tiranës gjatë 48 orët e fundit. Efektivët blu kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar në autostradën Tiranë-Durrës si edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit.

Vetëm gjatë kësaj fundjave policia rrugore e Tiranës ka prangosur 8 persona të cilët lëviznin në gjendje të dehur nën drejtimin e automjeteve.
Kontrollet u kryen me Drager e Radar në rrugët e brendshme të kryeqytetit si edhe përgjatë autostradës Tiranë –Durrës.
Ky drejtues mjeti edhe pse nuk bëri rezistencë, kishte kaluar mbi 5 herë normën e lejuar të alkoolit, duke bërë shoqërimin e tij për në komisariat.
Po kështu gjatë 48 orëve të fundit u pezullua 95 Leje Drejtimi për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 117 të tjerë për përdorim të celularit.
Ndërkohë 56 drejtues mjetesh u ndëshkuan pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura, ku në autostradë vijonte nga 130 km/orë deri në 195 km/orë, ndërsa në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar, duke arritur deri në 109 km/orë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!