Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim në një rafineri nafte në Bangkok, plagosen rëndë 9 persona

schedule22:10 - 26 Nëntor, 2026

schedule 22:10 - 26 Nëntor, 2026

Një shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Bangkok të Tajlandës ka shkaktuar plagosjen e të paktën nëntë personave, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, në kompleksin industrial Phra Khanong, në lindje të kryeqytetit tajlandez, që operohet nga kompania energjetike Bangchak Corporation. Shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh, ndërsa një re e dendur tymi të zi u përhap mbi zonën përreth.

Sipas autoriteteve, fuqia e shpërthimit ishte aq e madhe sa tronditi dyert e banesave disa kilometra larg vendngjarjes. Ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në objekt, ndërsa banorëve të zonës dhe nxënësve të shkollave pranë rafinerisë iu kërkua të largoheshin për arsye sigurie.



Zjarri u vu nën kontroll brenda më pak se një ore, ndërsa banorët u lejuan më pas të ktheheshin në banesat e tyre. Megjithatë, autoritetet u kërkuan personave që jetojnë në një rreze prej pesë kilometrash nga rafineria të tregoheshin të kujdesshëm për shkak të rrezikut të ndotjes së ajrit.

Shërbimet përgjegjëse për monitorimin e ndotjes dërguan grupe në terren për të kryer matje të cilësisë së ajrit dhe ujit në zonën përreth.

Kompania Bangchak Corporation konfirmoi incidentin përmes një njoftimi në Facebook, duke bërë të ditur se kishte pezulluar të gjitha aktivitetet e prodhimit në rafineri, ndërsa shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit po hetohen.

Ministri i Energjisë i Tajlandës, Akanat Promphan, deklaroi se zjarri dyshohet të ketë nisur në një prej njësive të rafinerisë, rreth 100 metra larg depove të magazinimit të naftës. Ai njoftoi se do të kryente një inspektim në objekt për të verifikuar nëse vijonte të kishte rrezik.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, autoritetet po monitorojnë edhe ndikimin e mundshëm të incidentit në furnizimin me karburant të vendit. Ministri i Energjisë ka deklaruar se ndërprerja e aktivitetit në këtë rafineri nuk pritet të ndikojë në furnizimin e Tajlandës me naftë, pasi vendi ka edhe pesë rafineri të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!