Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti në Tiranë, ambasadorja de Sousa: BE të mbështesë reformat, Ballkani Perëndimor ofron mundësi për investime

schedule11:08 - 26 Nëntor, 2026

schedule 11:08 - 26 Nëntor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet dita e dytë e Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa deklaroi se BE duhet të mbështesë reformat për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, rajoni ofron sot mundësi të mira për investime.



“Ne takohemi në një moment përcaktues për Evropën. Ju nuk jeni periferia e Evropës, ju jeni e ardhmja e Evropës. Investimi në Ballkanin Perëndimor, do të thotë të investojmë në qëndrueshmërinë e Evropës. Sot kemi nevojë të forcojmë bazën tonë industriale. Ballkani Perëndimor luan rol të rëndësishëm për shkak të afërsisë gjeografike. Është vetëm fillimi, të njohim potencialin rajonal, duhet ta kthejmë në kompani të suksesshme. Për bizneset dhe investimet, do shohim Ballkanin Perëndimor, një mundësi e mirë investimi sot. BE të mbështesë reformat. “, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!