Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pablo Hernández de Cos pritet të emërohet presidenti i ri i Bankës Qendrore Evropiane

schedule22:06 - 26 Nëntor, 2026

schedule 22:06 - 26 Nëntor, 2026

Pablo Hernández de Cos pritet të emërohet presidenti i ri i Bankës Qendrore Evropiane duke shënuar herën e parë që një shtetas spanjoll merr drejtimin e një prej bankave qendrore më me ndikim në botë.

Emërimi i tij ende duhet të miratohet zyrtarisht. Sipas një burimi të njohur me çështjen, i cili foli për Mediat nderkombetare në kushte anonimiteti, De Cos do të pasojë Christine Lagarde, e cila pritet të largohet nga detyra në muajin shkurt. Emërimi i ri pritet të finalizohet në dhjetor, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Europian.

Ky do të ishte emërimi i parë i një spanjolli në krye të Bankës Qendrore Evropiane, institucionit përgjegjës për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe kontrollin e inflacionit në 21 vendet që përdorin euron. Që nga themelimi i saj në vitin 1998, banka është drejtuar nga katër presidentë.



Christine Lagarde, e cila mori detyrën në tetor të vitit 2019, njoftoi muajin e kaluar se do të largohej nga posti tetë muaj përpara përfundimit të mandatit të saj. Ajo deklaroi se dëshironte të kishte më shumë liri për të folur mbi çështje që shkojnë përtej politikës monetare. Pablo Hernández de Cos ka qenë më parë guvernator i Bankës së Spanjës, ndërsa aktualisht mban detyrën e drejtorit të përgjithshëm në Bankën për Rregullime Ndërkombëtare  një institucion ndërkombëtar që shpesh cilësohet si “banka qendrore e bankave qendrore”.

Pablo Hernández de Cos pritet te marre drejtimin e Bankes Qendrore Europiane në një moment sfidues për ekonominë evropiane. Inflacioni aktualisht është në nivelin 4%, dyfishi i objektivit të bankës prej 2%.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi në platformën X se vendet e eurozonës kishin arritur një konsensus për emërimet në drejtimin e Bankes Qendrore Eurooiane -së.

Edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, përshëndeti mbështetjen për kandidaturën e De Cos përmes një postimi në platformën X..

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!