Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunë dhe kaos në Europa League/ Ndërpritet sfida mes Besiktas dhe izraelitëve të Hapoel Ber Sheva

schedule23:06 - 26 Nëntor, 2026

schedule 23:06 - 26 Nëntor, 2026

Kaos në Batumi të Gjeorgjisë, gjatë ndeshjes në Ligën e Evropës, mes Beshiktashit dhe Hapoel Ber Sheva.

Sfida u ndërpre në minutën e 25-të të pjesës së pare, pas një ndërhyrjeje të ashpër të policisë gjeorgjiane ndaj tifozëve turq.

Tensionet ishin të larta që para fillimit të takimit, pasi UEFA u detyrua ta zhvendoste ndeshjen në një terren neutral, duke qenë se klubet izraelite nuk mund të luajnë në territorin turk.



Më pas problmet u transferuan në tribuna, kur tifozët e Beshiktashit shpalosën një flamur të Palestinës.

Gjithçka kulmoi me përplasjen e ashpër që solli ndërprerjen e lojës për gati 30 minuta.

Federata turke ka reaguar ashpër, ndërsa pritet që kjo ngjarje të kalojë vijat e fushës së futbollit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!