Për analistin Mentor Nazarko, historia e negociatave Kosovë Serbi ka treguar se nëse mungojnë mekanizma për zbatimin ato dështojnë. I ftuar në studion e ABC News, ndërsa në Ohër pritet takimi I radhës Kurti – Vucic, Nazarko tha se Rusia po përpiqet të sabotojë këtë marrëveshje pasi sipas tij kërkon një Ballkan të paqëndrueshëm.
“Historia e negociatave Kosovë Serbi ka treguar se nëse mungojnë mekanizma për zbatimin ato dështojnë. Për këtë BE ka parashikuar një mekanizëm mbikëqyrje. Duhet kuptuar që normalizimi i marrëdhënieve është një process që nis me këtë marrëveshje, pork jo nuk është marrëveshje përfundimtare. Me gjasë që nuk do kalojë në parlamentet respektive.
Është një truk, një zgjidhje e imponuar për të shmangur kundërshtitë që vijnë nga klasa politike në Serbi e Kosovë, por ndërkohë perëndimi dhe ketu them BE+SHBA, mendojnë të angazhojnë palët për kalimin në parlament, vetëm atëherë kur të parashikohet njohja reciproke.
Pra, është një proces që nis me këtë marrëveshje, është një marrëveshje që pretendon të rregullojë një sërë aspektesh të lidhur me dy shtete, por parashikohet të kemi marrëveshja të vecanta që zgjidhin cështje të caktuara. Kjo është arsyeja pse Rusia vete po e sheh me dyshim, po përpiqet të sabotojë këtë marrëveshje se kërkon një Ballkan të paqëndrueshëm.” u shpreh Nazarko.
Ndër të tjera, Nazarko komentoi edhe dokumentin ‘non paper’ të publikuar një ditë më parë nga ABC News.
“E pash edhe dokumentin non paper. Nuk ishte aq i fortë sa një dokument që qarkulloi më herët. Vetë Vucic e ka bërë të qartë publikisht kërcënimin perëndimor. Nuk ka asnjë dyshim se Perëndimi është serioz në përmbushjen e kërcënimeve. Meqë e kemi kohën për të analizuar zhvillimet, Kosova vetë ka qenë në një lloj embargo amerikane nga administrata e Trump. E cila e kërcënoi përmes një dokumenti të bërë publik ku i thuhej se do ndërpresim ndihmën, do ngrijmë marrëveshjet, nuk do ju mbështesim më gjatë.” vijoi më tej Nazarko.