Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meloni-Zelenskyt: Shqetësim për operacionin në Libi

schedule22:13 - 27 Nëntor, 2026

schedule 22:13 - 27 Nëntor, 2026

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Sipas një njoftimi të publikuar nga Pallati Chigi, Meloni i ka shprehur kreut të shtetit ukrainas shqetësimin e qeverisë italiane lidhur me operacionin e zhvilluar nga forcat ukrainase në portin e Bengazit, në Libi.

Sipas kryeministres italiane, ky operacion ka shkelur sovranitetin e Libisë dhe rrezikon të zgjerojë konfliktin edhe në rajonin e Mesdheut.

Gjatë bisedës me Zelenskyn, Meloni ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen e Italisë për Ukrainën në rrugën drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Megjithatë, ajo ka theksuar se kjo mbështetje nuk mund të nënkuptojë pranimin e nismave që vënë në rrezik sigurinë e Italisë dhe të rajonit.



Nga ana e tij, presidenti ukrainas ka konfirmuar se operacioni është zhvilluar pa një koordinim paraprak me partnerët. Sipas njoftimit të Pallatit Chigi, Zelensky ka siguruar se i ka kuptuar shqetësimet e palës italiane dhe është angazhuar të garantojë shkëmbim të plotë informacioni, si dhe komunikim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me partnerët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!