121 kg kanabis në pyll, arrestohen dy trafikantët

schedule09:47 - 19 Maj, 2018

schedule 09:47 - 19 Maj, 2018

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër pasi dyshohen se janë të implikuar në një ngjarje që ka të bëjë me trafikun e lëndëve narkotike.

Në pranga ranë Hamit Hoxhalli, 37 vjeç dhe Dorian Karuni, 28 vjeç, ndërsa ndaj E.Sh, 33 vjeç, policia filloi procedim në gjendje të lirë.

Ata dyshohen se janë implikuar në ngjarjen që ka ndodhur më 25 Mars të këtij viti në fshatin Vidohovë-Devollit. Në atë ditë u arrestuan në flagrancë katër persona, të cilëve në pyll iu sekuestruan 121 kilogramë kanabis sativa.

Pas një hetim 3-mujor të kryer me metoda speciale u bë e mundur edhe arrestimi i Hoxhallit dhe Karunit, ndërsa 33-vjeçari E.Sh u procedua në gjendje të lirë për moskallëzim krimi./abcnews.al