VIDEO/ Skënderbeu frenon Tiranën, Kukësi “flak” krizën kundër Kastriotit

schedule14:52 - 10 Prill, 2021

schedule 14:52 - 10 Prill, 2021

Feston më në fund Kukësi, që ka mposhtur Kastriotin, kurse në Korçë Skënderbeu ka frenuar Tiranën dhe ngushton në tre pikë diferencën me Bylisin rival për mbijetesë. Korçarët shënuan në pjesën e parë një gol, që u konsiderua i parregullt.

Tirana ishte më superiore dhe këmbënguli fort për të shënuar golin që do të vlente tre pikë dhe do vinte në presion skuadrat e kreut. Një pikë dhe tani bardheblutë kanë 4 pikë më pak se Vllaznia dhe Teuta, që kanë nga një ndeshje më pak.

NDESHJA TJETËR – Kukësi rikthehet të fitorja pas shtatë ndeshjes dhe gjen qetësinë në njëfarë mënyre, të paktën sa i përket rrezikut “play-out”. Verilindorët mposhtën skuadrën e Kastriotit me rezultatin 0-3 dhe protagonist ishte sulmuesi Patrick Eze, shënuesi më i mirë në Superiore aktualisht, me dy gola të shënuar.

 

Nigeriani shënoi dy herë në portën e krutanëve. Fillimisht ai e mposhti portierin Hidi pas një topi të marrë pas shpinës së mbrojtjes së Kastriotit, ndërsa në të dytin vetëm sa e shtyu në rrjetë. Më pas ishte Bruno Lulaj, i cili me golin e tij i mbylli llogaritë e kësaj ndeshje. /abcnews.al

SKËNDERBEU-TIRANA 0-0
SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Jean Victor, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli
TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Halili, Torassa, Seferi. Trajner: Orges Shehi

KASTRIOTI-KUKËSI 0-3
(Eze 50′, 59′, Lulaj 72′)
KASTRIOTI:
Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami, Moraes, Mehmeti, Nuriu, Bardhi, Prodani, Rezi. Trajner: Ramazan Ndreu.
KUKËSI: Tafa, Baravykas, Bytyçi, Kurdic, Demiri, Lulaj, Tsintsadze, Taipi, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.

72′ Bruno Lulaj ka realizuar edhe golin e tretë për Kukësin, në duelin kundër Kastriotit. Praktikisht gjithçka e mbyllur

59′ Tjetër gol në Kastrioti-Kukësi. Skuadra e Mirel Josës gjen golin e dytë dhe është sërish Eze autori. Afrikani finalizoi një kundërsulm të bukur të ekipit mik.

50′ Zhbllokohet ndeshja në Kamzë. Kukësi ka kaluar në avantazh falë golit të Eze. Nigeriani iu shkëput mbrojtjes vendase dhe mposhti Isli Hidin me një goditje të saktë.

40′ Elvi Berisha ka shënuar në portën e Tiranës, por arbitri anësor ka ngritur flamurin dhe ka ndalur festën e juglindorëve. Proteston stafi i Skënderbeut