Video-përgjimi/Rama: Një tallje e madhe që synon destabilizimin

schedule12:27 - 24 Maj, 2018

schedule 12:27 - 24 Maj, 2018

Gjatë fjalë së tij në Kuvend për audio përgjimin  Rama tha se kjo është një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit dhe shkatërrimin e negociatave.

“Një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit. Video përgjimi është i fabrikuar si një videoppërgjim i dikujt që s’është fare aty. E gjitha kjo bëhet për të shkatërruar në metrat e fundit negiociatat. Kush nuk i do negociatat duhet të ikë në protestë. Duhet të bëjë çmos derisa t’ia arrijë qëllimit që negociata të mos hapen” – tha Rama.

Sipas Ramës Historia e këtij audio përgjimit është më e hatasghme seç duket , pasi në skenë kanë dalë vetëm aktorët, ndërkohë që shreosn se nga hetimet do të dalin edhe skenaristët e producentët.

“Historia e këtij audio përgjimit ka një fund të qartë dhe të padiskutueshëm nga askush. Se nuk është opinion por është provë, që ose është autentike ose e fabrikuar. Unë e di rezultatin sepse e kam kërkuar që atë ditë ta mësoj rezultatin. Prokuroria thjesht duhet ta çojë atë material në një laborator shkencor të kujtdo vendi partner me Shqipërinë. Këtu nuk është çështje opinioni, por analizë shkencore. Kjo është një histori banale. Historia e audio përgjimit është akoma më e hatashme, çka shikoni janë vetëm aktorët që luajnë rolet, kam shumë shpresë që të dalin nga hetimi skenaristët, regjisorët dhe producentët. Historia është shumë herë më serioze seç duket, sidoqoftë historia t’ia lëmë Prokurorisë”. /abcnews.al