VIDEO/ City e Chelsea bëjnë detyrën, Leeds eliminohet nga “amatorët”

schedule16:23 - 10 Janar, 2021

schedule 16:23 - 10 Janar, 2021

FA Cup ka prodhuar surprizën e radhës, pasi Leeds United është eliminuar nga Crawley i League Two (kategoria e katërt e futbollit në Angli). Jo vetëm kaq, por diçka e tillë skuadrës së drejtuar nga Marcelo Bielsa i ka ndodhur me një humbje 3-0.

Manchester City dhe Chelsea kanë bërë detyrën dhe janë kualifikuar. Londinezët fituan 4-0 kundër Morecambe. Mason Mount, Timo Werner, Hudson-Odoi dhe Kai Havertz ishin autorët e golave për Blutë e Londrës.

Manchester City u kursye me Birmingham pas gati gjysmë ore lojës. Bernardo Silva realizoi dy gola të shpejtë, kurse Phil Foden realizoi edhe golin e tretë dhe i mbylli të gjitha llogaritë. /abcnews.al