Tirana nis merkaton, një anonim nga Italia nën urdhrat e Dedes

schedule12:19 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 12:19 - 1 Dhjetor, 2020

Tirana mendon që tani të përforcojë mbrojtjen. Kampionët në fuqi kanë shfaqur problem këtë sezon, ndërkohë që tani jashtë planeve ka dalë edhe mbrojtësi Kristi Vangjeli. Korçarit i është ofruar pozicioni i trajnerit te Tirana U19 dhe sigurisht që nuk ka pranuar.

Drejtuesit ndërkohë kanë bërë lëvizjet e tyre dhe sipas asaj që raporton “Panorama Sport” në stërvitje ka zbarkuar një mbrojtës qendre, i cili në fakt luan edhe si qendërmesfushor.

Bëhet fjalë për Jocelin Behiratche, një 20-vjeçar që ka qenë pjesë e Giorgione Calcio, që ka garuar edhe në Serie D në Itali. Tani garon nëligat rajonale. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë është vënë nën urdhrat e trajnerit Dede dhe tani duhet të bindë me cilësitë e tij, që të nënshkruajë një kontratë me kampionët në fuqi. /abcnews.al