Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen bombola në një banesë 1 katëshe, shpëton fëmija dhe një i moshuar

schedule07:33 - 11 Mars, 2020

schedule 07:33 - 11 Mars, 2020

Në zonën e njohur “9 katëshe” raportohet se një banesë është përfshirë nga flakët.

Mësohet se në banesë jetonte një person rreth 60-vjeçar. Nga informacionet paraprake të dhëna nga 60-vjeçari mësohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e bombolës së gazit duke shkaktuar edhe shpërthimin e bombolës. Burime nga policia bëjnë me dije se në banesë ishte një fëmijë i cili është shpëtuar.

Nga zjarri janë shkaktuar edhe dëme materiale, ndërkohë që i moshuari kishte marrë disa plagë të lehta.



Gazetarja Erneta Shevroja bën me dije zjarrëfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxorr në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetsore.

Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!