Fatime Paja është 29-vjeçarja e arrestuar nga policia, pasi furnizonte protestuesit e dhunshëm me mjete të kundërligjshme.
Paja, u kap në makinën e saj, në të cilën u zbuluan 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë dhe dy maska kundragaz.
Gjithashtu, efektivët gjetën veshje të ndryshme, doreza, maska, kapele, dy telefona celularë dhe sende të tjera.
Paja është piktore dhe bashkëkrijuese e simbolit të lëvizjes dhe që prej nisjes së “Revolucionit Flamingo”. Ajo ka marrë pjesë në protestat para godinës së Kryeministrisë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.
Tanimë, emri i saj lidhet edhe me protestat e dhunshme që kanë përfshirë vendin si një prej furnizuesve të grupeve me maska./abcnews.al


