Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fier/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Qafën e Koshovicës

schedule20:45 - 28 Nëntor, 2026

schedule 20:45 - 28 Nëntor, 2026

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në zonën e Qafës së Koshovicës, në Fier.

Zjarri është konstatuar në kohë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në bizneset e tjera përreth, si dhe te automjetet e parkuara pranë servisit.

Fatmirësisht, zjarri nuk ka përfshirë pronat e tjera në zonë. Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet që çuan në rënien e zjarrit mbeten ende të paqarta.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!