Djegia e policit nga molotovët në protestë ishte organizuar në grupe komunikimi online.
Protestuesit bënin thirrje me mesazhe për të djegur të gjallë policët.
“Duket qartë se është thurur një plan. Bëhet fjalë për akte dhune, ku më e rënda është thirrja për të djegur gjallë policët. Molotovët nuk janë kursyer drejt forcave të policisë”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Bleona Sari.
Pas hetimeve të policisë, u vu në pranga një 18 vjeçar. Andrea Qorraj është arrestuar dhe përballet me 7 akuza, mes tyre edhe vrasje të punonjësit të policisë, e mbetur në tentativë./abcnews.al


