Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës duket se kanë rikthyer në Pogradec një tufë flamingosh.
Flamingot, gjatë shtegtimit sezonal drejt rajoneve me klimë më të ngrohtë, ndalojnë përkohësisht në liqenin e Ohrit.
Edhe gjatë ditës së sotme, këta shpendë shtegtarë kanë dhuruar spektakël përgjatë bregut të liqenit, në afërsi të rrugës që lidh Pogradecin me Drilonin, duke krijuar një pamje të veçantë natyrore./abcnews.al


