Digjet një lokal në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Karbunarë.
Lokali në anë të rrugës është djegur totalisht pavarësisht se familjarët pasi kanë parë flakët kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.
Flakët kanë qenë të menjlhershme për shkak edhe të materialeve plastike e të djegshme. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë por nuk kanë mundur të shuajnë flakët përpara se i gjithë objekti të shkrumbohej.
Paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike./abcnews.al



