Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nelson Hysa humbet sfidën e madhe/ Boskieri shqiptar nuk ia doli të fitojë titullin botëror në WBC

schedule13:38 - 29 Nëntor, 2026

schedule 13:38 - 29 Nëntor, 2026

Ka zgjatur vetëm dy raunde ëndrra e Nelson Hysës për të fituar titullin kampion bote të peshave të rënda bë versionin WBC.

Boksieri shqiptar u dorëzua në ringun e Merkur Spiel-Arena” në Duseldorf përballë gjermanit Agit Kabayel, pas një dëmtimi në bërryl, që nuk i lejoi të vijonte duelin.

Sfida nisi e luftuar, me dy boksierët që shkëmbyen shumë goditje në raundin e parë.



Edhe I dyti vijoi I njëjtë, por një lëndimi në krah detyroi Hysën të tërhiqej, ndërsa stafi i tij hodhi peshqirin në ring në shenjë dorëzimi.

Me shqiptarin pasiv, boksieri vendas vijoi me gurshtimin, deri në ndërhyrjen e arbitrit.

Ky moment tensioni zgjati pak, me të dy boksierët që më pas bënë paqe, ndërsa Kabayev mbrojti gjerdanin e kampionit të peshave të rënda në federatën WBC.

Nga ana tjetër, kjo ishte humbja e parë për Nelson Hysën, që prishi edhe rekordin e tij mbreslënës me 25 fitore, nga të cilat 23 me KO.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!