Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Egjipt, 30 të vdekur nga zjarri në një cisternë karburanti

schedule21:34 - 25 Nëntor, 2026

schedule 21:34 - 25 Nëntor, 2026

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një cisternë që transportonte karburant u përfshi nga zjarri në një aks rrugor në provincën e Gizës, në perëndim të kryeqytetit egjiptian, Kajros.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit, zjarri shpërtheu të mërkurën në Unazën e Madhe të Kajros, në zonën Al-Warraq.

Në një njoftim të përditësuar, ministria bëri të ditur se numri i viktimave kishte arritur në 30, ndërsa 15 persona të plagosur janë dërguar në spitale për trajtim mjekësor.



Për përballimin e situatës dhe kryerjen e operacioneve të shpëtimit janë angazhuar 39 autoambulanca, shkruajnë mediat.

Fillimisht, autoritetet kishin raportuar për 10 persona të plagosur, nëntë prej të cilëve kishin pësuar djegie, ndërsa një tjetër kishte pësuar probleme nga thithja e tymit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!