Shkodër, operacioni “West Univers”, gjykata la në burg 6 të arrestuarit

schedule15:07 - 18 Qershor, 2018

schedule 15:07 - 18 Qershor, 2018

Gjykata e Shkodrës la në burg gjashtë të arrestuarit e operacionit “West Univers” të cilët u kapën me 200 kg kanabis sativa. Avokatët kërkuan masë më të lehtë sigurie dhe i cilësuan të pamjaftueshme provat e prokurorisë. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura pa media e familjarë. Grupi i trafikut të lëndëve narkotike u godit në momentin kur po bëhej shkëmbimi i mallit. Të arrestuarit janë: Ardit Haxhagici, 34 vjeç, Bardh Gostini, 37 vjeç, Neritan Saraçi, 51 vjeç, , Rezart Çaçani, 34 vjeç, Ramadan Dushaj, 61 vjeç,  Vilson Ndoka (Nokaj), 26 vjeç i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa arrest me burg për plagosje.  Ndërkohë dy persona janë shapllur në kërkim. Veprimtaria e këtij grupi sipas prokurorisë shtrihej në zonën e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Lezhës dhe Kurbinit. /abcnews.al