Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në aksin Shkodër–Koplik/ Gjashtë të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

schedule11:40 - 18 Nëntor, 2026

schedule 11:40 - 18 Nëntor, 2026

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve tip “Mercedes-Benz” në aksin Shkodër–Koplik ka shkaktuar plagosjen e 6 personave.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30. Njëri prej të plagosurve, 33 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër/Informacion paraprak



Më datë 18.11.2026, rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, janë përplasur 2 automjete tip “Mercedes-Benz”.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 6 shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi D. R., 33 vjeç, është në gjendje të rëndë, ndërsa 5 shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!