Mes tre garnizoneve të ushtrisë së perandorisë Osmane, Myzeqeja, përveçse ndalesa e fundit të Ismail Qemalit, ishte edhe një ndër zonat ku mund të rrezikohej I gjithë misioni për shpalljen e pavarësisë.
Të dhënat për udhëtimin paralel dhe pothuajse të panjohur të luftëtarëve që garantuan udhëtimin e Ismail Qemalit drejt Vlorës, janë publikuar nga shoqata “Myzeqeja” në kuadër të 114 vjetorit të pavarësisë së vendit.
Familjet myzeqare që pritën rojtarët e shpalljes së pavarësisë nuk ofruan vetëm strehë, veshje dhe ushqim, por vunë në dispozicion edhe dhjetëra luftëtarë, si mbështetje për çdo sulm të mundshëm nga turqit.


