Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern ndalet në Hamburg/ Kampionët e Gjermanisë, 2 barazime radhazi në Bundesligë

schedule21:36 - 28 Nëntor, 2026

schedule 21:36 - 28 Nëntor, 2026

Momenti duket shumë I vështirë.

Bajerni sërish nuk arriti të fitonte në Bundesligën gjermane, për herë të dytë radhazi, dhe rrezikon të mbetet edhe më prapa në renditje.

Hamburgu përfitoi nga dëmtimet e shumta të bavarezëve, duke u mbajtur në barazim pa gola, ndërsa në pjesën e dytë luajti në epërsi numerike.



Kampionët e Gjermanisë ishin pa shumë nga yjet kryesorë si Kejn, Musiala, Olise, Luis Diaz, Manuen Nojer, Saibari, Dejvis apo Gnabri.

E gjitha kjo ndikoi, ashtu si edhe kartoni I kuq I marrë në mënyrë naive nga kapiteni Xhoshua Kimih në 44’.

Pas pushimit, bavarezët bënë presion të madh, por e përfunduan ndeshjen pa asnjë gjuajtje në kuadrat, edhe pse patën 67 për qind mbajtje të topit.

Bajerni ka dy barazime radhazi në kampionat dhe tri ndeshje pa fitore bashkë me humbjen e pësuar mesjavën e kaluar në Francë në Champions ndaj Lilës.

Dortmundi mund të shkëputet në 4 pikë epërsi nëse fiton këtë të diel ndaj Leverkusenit, pasi ka 24 pikë ndaj 23 të kampionëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!