Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiponja e skalitur në gur/ Gjirokastër, Rustem Majko i kushton një punim të veçantë 28 Nëntorit

schedule21:06 - 28 Nëntor, 2026

schedule 21:06 - 28 Nëntor, 2026

Këto punime me simbolin tonë kombëtar, shqiponjën, i skalit në gurë Rustem Majko.

Mjeshtri gurgdhëndës nga Gjirokastra ka gjetur këtë formë për festuar 28 Nëntorin, festën e flamurit.

Në qendrën e artizanatit, këto punime janë pjesë e krijimeve tradicionale që mjeshtrit vendas I përgatisin për këtë ditë të veçantë.



Me forma dhe përmasa të ndryshme, shqiponjat e gdhendura kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve. Banorë të Gjirokastrës dhe turistë ndalen pranë punimeve, ndërsa shumë prej tyre i zgjedhin si suvenire që përfaqësojnë simbolikën shqiptare.

Rustem Majko e ushtron prej vitesh këtë zanat, ku çdo punim kërkon përkushtim dhe mjeshtëri. Ai thotë se interesi i vizitorëve për punimet me simbole kombëtare është një vlerësim për artizanët, por edhe një arsye më shumë që kjo traditë të mos humbasë.

Në Gjirokastër, ku guri është pjesë e identitetit të qytetit, mjeshtëria e gurgdhendjes vazhdon të përcillet përmes të tilla punimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!