Vlora është kthyer në qendrën e festimeve me rastin e 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe vende të ndryshme të botës janë mbledhur në qytetin e flamurit për të kremtuar 28 Nëntorin.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Vlorë.
Më 28 nëntor 1912, në Vlorë u ngrit për herë të parë flamuri kuqezi, duke shënuar Shpalljen e Pavarësisë dhe një moment historik në rrugëtimin e shtetformimit shqiptar.
Si çdo vit, Vlora mbetet epiqendra e festimeve kombëtare, duke mirëpritur qytetarë të shumtë që janë bashkuar për të nderuar këtë ditë të veçantë.
28 Nëntori përfaqëson një simbol bashkimi për shqiptarët kudo që ndodhen, një ditë për të kujtuar historinë, figurat që kontribuuan në pavarësinë e vendit dhe për të vlerësuar ruajtjen e identitetit, traditave dhe trashëgimisë kombëtare.


