Reshjet e dëborës kanë nisur në Dardhë të Korçës, duke sjellë atmosferën e parë dimërore në një prej zonave më të njohura turistike të juglindjes së vendit. Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e atimjeteve, apo furnizimin me energji elektrike, në zonë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore ose zinxhirë.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e aksit.


