Dalin pamjet, ky është momenti i shpërthimit në Turqi

schedule20:10 - 26 Tetor, 2020

schedule 20:10 - 26 Tetor, 2020

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Turqi.

Nga raportimet paraprake thuhet se bëhet fjalë për një sulm terrorist dhe se bomba që shpërtheu ishte në trupin e një prej autorëve. Ngjarja ka ndodhur në Iskenderun ndërsa përpara shpërthimit ka pasur edhe shkëmbim zjarri me policinë dhe personave të përfshirë.

Tashmë në media po qarkullon edhe fotoja e personit që dyshohet të ketë hedhur veten në erë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk ka një informacion të qartë nga autoritetet në lidhje me shpërthimin. s.b/abcnews.al/