Rëndohet situata në Kosovë, 5 punonjës të spitalit janë futur në karantinë

schedule12:29 - 23 Mars, 2020

schedule 12:29 - 23 Mars, 2020

Në lidhje “Skype” me “ABC e Mëngjesit” gazetari Mentor Gjergjaj u shpreh se zonat më të prekura në Kosovë nga koronavirusi janë Vitia dhe Malisheva.

Ndërkohë nga autoritetet është bërë me dije se po shqyrtohet edhe mundësia e shtimit të masave.

“Nëse shohim hartën në Kosovë Vitia dhe Malisheva janë  komunat më të prekura nga koronavirusi, me nga 6 persona.  4 persona janë në Gjakovë, ndërsa tre persona janë në Prishtinë. Dy prej personave të prekur në Gjakovë janë infermier dhe dyshohet se e kanë marrë virusin nga një i afërm nga Gjermania. Pasi rezultuan pozitiv, 5 punonjës të spitalit përfshirë edhe mjekë janë futur në karantinë”, u shpreh ai./abcnews.al