Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jakup Krasniqi drejt Kosovës, vizitë familjare për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes

schedule11:21 - 18 Nëntor, 2026

schedule 11:21 - 18 Nëntor, 2026

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është nisur nga burgu i Dhomave të Specializuara në Hagë drejt Kosovës. Krasniqit i është aprovuar një vizitë familjare gjatë ditës së sotme në vendlindje për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes. Ora e saktë e mbërritjes ende nuk është bërë publike.

Njëri nga figurat kyçe të UÇK-së u dënua më 16 shtator me 25 vite burgim nga Gjykata Speciale. Kjo është hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë pas dërgimit në Hagë. Më parë kishte ardhur në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.

Shtëpia familjare e Jakup Krasniqit ndodhet në fshatin Negroc në Komunën e Drenasit, Kosovë atje ku është edhe vendlindja e tij. Në vitin 2020, EULEX-i bastisi shtëpinë e tij në Negroc për të vijuar me arrestimin. Në Kosovë, herën e fundit nga katërshja e Hagës, mbërriti Hashim Thaçi, disa ditë pas vdekjes së babait të tij në 21 mars 2025./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!