Rëndohet gjendja e të sëmurit me Covid-19 në Memaliaj, niset me urgjencë drejt Tiranës

schedule21:25 - 10 Korrik, 2020

schedule 21:25 - 10 Korrik, 2020

Një rast i ri me koronavirus u konfirmua sonte në Memaliaj. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se një 57-vjeçar rezultoi pozitiv me COVID-19.

Po ashtu, Abcnews.al mëson se gjendja e 57-vjeçarit është rënduar dhe për pasojë ai është nisur me ambulancë drejt Tiranës. 57-vjeçari e ka marrë virusin nga djali i cili kishte ardhur nga Italia.

Ndërkohë, janë bërë dezinfektime në spitalin e Memaliajt dhe janë marrë disa tampone tek personat me të cilët i prekuri ka pasur kontakte. /abcnews.al/