Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar arrest shtëpiak për Aldo Kalemi, Dali Nelën dhe Ermal Matajn, trr të arrestuarit për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj, ngjarje e ndodhur më 21 prill.
Aldo Kalemi mbërriti në gjykatë, ndërsa Dali Nela u përfaqësua nga avokati Bernard Aliko, për shkak se vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Omer Nishani” të Gjirokastrës.
Ata janë ndaluar për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Ndërsa Ermal Mataj i ndaluar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi dyshohet se mund të ketë fshehur armën e krimit, por mbetet ende e pafaktuar.
Hetimet kanë treguar se ngjarja ka nisur nga një konflikt i çastit mes viktimës dhe të plagosurit, ku Endri Goxhaj ka shtënë me armë ndaj Nelës duke e plagosur.
Më pas dy vëllezërit Donaldo Nela dhe Marioldo Nela, të shpallur në kërkim, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim viktimës, i cili, si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital
Policia sekuestroi armë zjarri, municion, automjete, motomjete dhe celularë që pritet të shërbejnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al


