Prapaskena e Ansu Fati, Barcelona refuzoi 150 milion euro nga Premier League

schedule16:40 - 22 Nëntor, 2020

schedule 16:40 - 22 Nëntor, 2020

Ansu Fati është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit spanjoll. 18-vjeçari me origjinë nga Guinea-Bissau është një prodhim i Barcelonës, ekip me të cilin ka shënuar 5 gola këtë sezon: katër në La Liga dhe një në Champions League.

Sulmuesi cilësohet si pasardhësi i Leo Messit te Barcelona, që ka refuzuar një ofertë faraonike verën që lamë pas. Manchester United e tentoi sipas Sport.es dhe ofroi 150 milion euro për kartonin e adoleshentit të talentuar.

Ofertë tunduese për të gjithë, por drejtuesit e klubit katalanas vendosën të refuzojnë propozimin e ardhur nga ishulli, duke shfaqur besim absolut te Ansu Fati, i cili ka dëmtuar meniskun dy javë më parë dhe do të qëndrojë rreth 3-4 muaj jashtë fushave të blerta. /abcnews.al