Polemika pas Vllaznia-Kukësi/ “Kujdes aleancat! Pse s’na lini të luajmë futboll”

schedule08:17 - 30 Nëntor, 2020

schedule 08:17 - 30 Nëntor, 2020

Vllaznia pësoi humbjen e parë një ditë më parë kundër Kukësit dhe në Shkodër nuk e kanë përjetuar mirë. Katër gola të pësuar nga portieri Bojan Zogovic janë shumë, ndërkohë që në kampin kuqeblu kanë rezerva edhe për gjykimin e Kridens Metës.

E përditshmja “Panorama Sport” është hapur me një tematikë të tillë dhe citohet kryebashkiakja Voltana Ademi, që ka shprehur rezervat e saj. Titulli kryesor i të përditshmes sportive është: “Kukësi shfryn Vllazninë, Voltana Ademi kapet me arbitrin: Pse nuk na lini të luajmë futboll”.

Ata që humbin shpesh mund të kenë ankesa, por edhe në kampin e Kukësit presidenti Gjici nuk kursehet. Kur jemi në javën e pestë të kampionatit ai nis e flet për aleanca. Gazeta e cituar më lart ka veçuar një fjali të tij në faqen e parë, teksa shkruhet: “Gjici: Kukësi po rritet, por kujdes aleancat”. /abcnews.al