PD u kundërpergjigjet Ramës dhe Berishës: Janë të njësoj

schedule09:36 - 28 Janar, 2022

schedule 09:36 - 28 Janar, 2022

Partia Demokratike u është përgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzat që këta dy të fundit lëshuan mbrëmjen e djeshme kundër kreut të PD-së Lulzim Basha.

PD shprehet se të vetmin që po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin janë Rama dhe Berisha, duke shtuar se ndërsa dëgjon njërin të kujtohet tjetri, pasi flasin të gjuhë në mbrojtje të interesave të tyre.

“Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa. Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën.”, shkruan PD.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!