Në Lushnje fruta-perimet hidhen në kanal, në Tiranë qytetarët përballen me çmime stratosferike

schedule19:45 - 19 Mars, 2020

schedule 19:45 - 19 Mars, 2020

Përveç koronavirusit që ka prekur vendin tonë, qytetarët e Tiranës përballen edhe me një problem tjetër, rritjen e çmimeve. “ABC News” ishte në tregun e fruta-perimeve në Lushnje dhe pa nga afër që çmimet ishin të ulëta, ndërsa në kryeqytet ato rriten dita-ditës gjithnjë e më shumë.

Këto janë shqetësimet e vazhdueshme të disa prej qytetarëve në kryeqytet gjatë ditëve të fundit.

Për të parë situatën me çmimet e prodhimit vendas, “ABC News” udhëtoi për në tregun e shumicës së fruta-perimeve në Lushnjë.

Diferencat e çmimeve të këtij tregu me çmimet që konsumatori në Tiranë përballet çdo ditë janë tepër të mëdha.

“Kanë shkuar 4 mijë lekë të vjetra arka e cila ka 5 kg”, u shpreh një prej tyre.

Tregtarët shprehen se blerjet kanë rënë ndjeshëm javët e fundit sa detyrohen që shpesh ta hedhin mallin e tyre në kanal.

“Janë pakësuar dhe po bëhet mbi dy javë që çmimet kanë rënë”.

Edhe kufizimi i lëvizjes nga qeveria për shkak të shtetrrethimit pa një autorizim përkatës i penalizon tregtarët e Lushnjës për të tregtuar produktet e tyre.

“Kam dërguar e-mail nuk kemi marrë përgjigje”, u shpreh një tjetër tregtar.  /abcnews.al