Kriza te Rangers, bordi kërkon në krye të pankinës ish-“yllin” e Chelsea

schedule14:36 - 4 Tetor, 2023

schedule 14:36 - 4 Tetor, 2023

Pas “aventurave” të dështuar në Premier League, te skuadrat Everton e Chelsea, duket se ardhmja e teknikut, Frank Lampard tashmë lidhet me një “aventurë” jashtë Kampionatit anglez, por sërish në Mbretërinë e Bashkuar.

Ish-“ylli” i mesfushës së Chelsea është kandidati kryesor për t’u ngjitur në krye të pankinës së skocezëve të Rangers, me këta të fundit, që këtë javë shkarkuan tekniku, Michael Beale, pas humbjes fundjavën e fundit, ndaj rivalëve të Aberdeen.

Për këtë aryse, Lampar është kandidati kryesor për të zënë vendin e lënë bosh, ashtu si ish-“rivali” i tij në Premier League, Steven Gerrard, i cili drejtoi skuadrën e Rangers për më shumë se dy sezone, duke rikthyer skuadrën te fitimi i titullit kampion në sezonin 2020/2021. /i.m /abcnews.al