Derbi i parë i Londrës në Premier League ishte një spektakël i vërtetë. Por festa ishte e gjitha për Chelsea, që nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri të kampionatit anglez me fitoren 3-2 në fushën e Fulham. Një debutim I shkëlqyer edhe për Xabi Alonso, që në aventurën e tij me “Blutë”, për ironi të fatit mundi Alvaro Arbeloa, ish shokun e ekipit te Real dhe Liverpool, dhe që në sezonin e fundit i mori vendin në pankinë madrilene.
Tifozët e Chelsea pritën vetëm 30 sekonda për golin e parë të skuadrës së tyre të shënuar nga Joao Pedro.
Realizimi rrufe paralajmëroi një sfidë të madhe dhe ashtu ndodhi.
Në minutën e 23-të, të zotët e shtëpisë barazuan shifrat me Josh King.
Gjithsesi, në fundin e pjesës së parë, Blutë u kthyen sërish në epërsi me Morgan Rogers, blerjen më të shtrenjtë të merkatos së verës.
Pas pushimit, skuadra e drejtuar nga Alonso thelloi shpejt diferencën, pasi në të 49-ën, ishte radha e Cole Palmer për të plotësuar mbrëmjen e madhe të sulmit të Chelsea.
Fulham nuk u dorëzua, ndërsa pas pesë minutash u kthye edhe një herë në lojë me Gonzalo Garcia.
Gjithsesi, realizimi i talentit spanjoll që Arbeloa e mori me vete nga Real vetëm sa zbuti humbjen e vendasve.
Në fund, suksesi ishte për Chelsea, që nis në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Premier League.


