Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Cirku blu” i Xabi Alonso/ Gola dhe gabime në mbrojtje, por Chelsea fiton sërish në Premier

schedule12:35 - 31 Gusht, 2026

schedule 12:35 - 31 Gusht, 2026

Kohët e vështira duket se kanë përfunduar për Chelsea. Pas sezoneve të fundit zhgënjyes, Blutë e Londrës janë kthyer favoritë në Premier League, duke shënuar fitoren e dytë radhazi në po aq javë të luajtura deri tani. Suksesi i fundit ishte ai 4-3 kundër Brighton, ndërsa rezultati tregon qartë se cfarë dhuroi sfida në “Stamford Bridge”.

Shumë gola, emocione dhe mbi të gjitha spektakël për meritë të Xabi Alonso, tekniku që e ka bërë Chelsea, një skuadër sulmuese, duke marrë edhe rrezikun e pësimit siç ka ndodhur në dy javët e para të sezonit të ri.

Por qëllimi justifikon mjetet dhe tifozët blu janë të lumtur. Në sfidën kundër Brighton shkëlqyen sërish sulmuesit. Pas golit të epërsisë së Lavia, skenënë e morën Roxhers me asist dhe Neto, Joao Pedro e Palmer si realizues.

Nga ana tjetër, miqtë qëndruan në lojë deri në minutën e fundit, por gjithsesi nuk arritën të prishnin festën e Chelsea në atë që mediat angleze kanë nisur ta quajnë “Cirku i Xabi Alonso”.

Lumë golash edhe në një tempull tjetër të futbollit anglez si “Old Traford”, ku Manchester United siguroi fitoren e parë në këtë sezon. “Djajtë e Kuq” mundën 5-2 Ipsëich, por deri te suksesi duhet të përmbysnin epërsinë suprizë të miqve.

Pas barazimit të Bruno Fernandez në pjesën e parë, pas pushimit të zotët e shtëpisë vulosën triumfin me një autogol, dy realizime të tjera të Bruno Fernandez dhe një që mban firmën e Mbeumo.

Në fund, Ipsëiç vetëm sa zbuti humbjen më një tjetër gol në kohën shtesë. Kjo ishte fitorja e parë për Manchester United në dy javët e para të sezonit të ri të Premier League./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!