Klopp: Chelsea favorit, më pëlqen futbolli i tyre. Lampard? I shkëlqyer

schedule16:47 - 2 Mars, 2020

schedule 16:47 - 2 Mars, 2020

Liverpool rikthehet sërish në fushë. Skuadra e Jurgen Klopp do të luajë nesër në mbrëmje (20:45) kundër Chelsea, ndeshje për llogari të FA Cup. Trajneri gjerman ka analizuar përballjen në konferencën për shtyp dhe deklaron se djemtë e Lampard janë favoritë.

Ne jemi Liverpool dhe gjithmonë kemi presion. Të gjithë presin të fitojmë kundër Chelsea, por është e vështirë. Ata kanë lojtarë ekspertë si Pedro, Giroud dhe Willian. Nuk ka favoritë në këtë ndeshje.

Nëse ka një favorit, ai është Chelsea, pasi luajnë në shtëpi. Lampard ka edhe lojtarë të rinj të jashtëzakonshëm, janë një skuadër që luajnë një futboll shumë të bukur. Lampard po zhvillon një punë të shkëlqyer“, deklaron Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!