Java e derbit të kryeqytetit, FSHF planifikon pesë duelet e Superiores

schedule17:15 - 26 Nëntor, 2020

schedule 17:15 - 26 Nëntor, 2020

E diela rikthen Superioren, me javën pestë të kampionatit. FSHF ndërkohë nuk humbet kohë dhe vendos piketat edhe për javën e gjashtë, ose ndryshe të njohur si java e derbit sezonet e fundit. Tirana e Partizani përballen mes tyre dhe kjo sfidë është ndarë veç.

Sektori i Garave në FSHF, së bashku me transmetuesin e Superiores, kanë menduar që derbi i kryeqytetit të zhvillohet ditën e premte (4 dhjetor), prej orës 18:00. Kjo përballje do të zhvillohet në “Air Albania Stadium” dhe jo në “Selman Stërmasi”.

Pas derbit skenën e marrin ekipe e tjera, që luajnë të shtunën. Vllaznia kryesuese përballet me Bylisin në Shkodër, kurse Kukësi ndeshet me Apoloninë. Të dyja këto ndeshje nisin prej orës 13:45. Java e gjashtë e Superiores mbyllet me sfidat Skënderbeu-Laçi dhe Teuta-Kastrioti. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6
E premte, më 4 dhjetor
Ora 18:00 | Tirana-Partizani

E shtunë, më 5 dhjetor
Ora 13:45 | Kukësi-Apolonia
Ora 13:45 | Vllaznia-Bylis
Ora 16:45 | Skënderbeu-Laçi
Ora 16:45 | Teuta-Kastrioti