Histori të padëgjuara: Zbuloni 11 transferimet “big” që dështuan në fund

schedule21:33 - 1 Gusht, 2020

schedule 21:33 - 1 Gusht, 2020

Emra të mëdhenj në fushë, revolucionarë, magjikë, por që karriera e tyre mund t’u kishte marrë rrjedhë tjetër. Fati i tyre ishte tjetër dhe për arsye të ndryshme ato lëvizje nuk ndodhën. Flasim për legjenda, si Johan Cryuff apo Maradona, apo për emra të tjerë të mëdhenj si Zinedine Zidane, Andres Iniesta dhe Ronaldinho.

Lista zgjatet edhe më tej, me Pep Guardiola, brazilianët Rivaldo e Roberto Carlos, për të vijuar me goleadorë si Andrey Shevchenko, Robert Lewandoëski dhe Pierre-Emerick Aubameyang. 11 transferime të dështuara, që mund të kishin qenë më absurdet në botën e futbollit. Nuk ndodhën, por pse? Zbuloni më shumë…

 

Pep Guardiola në një ndeshje me Barcelonën

1) Guardiola – Wigan (2005)

Pep Guardiola, në vitin 2005 mund të ishte transferuar në Premier League te skuadra wigan Athletic, që u ngjit atë vit në elitën e futbollit anglez. Pse nuk u krye kjo lëvizje? Jimmy Bullard dhe Graham Kavanagh preferoheshin para Pep. Vetë trajneri spanjoll e ka sqaruar në një konferencë për shtyp diccka të tillë.

“Nuk isha mjaftueshëm i mirë, kjo është e vërteta. Isha i vjetër, shumë i vjetër (Pep ishte 35 vjecc atëherë). Trokita në derë, provova të luaj në futbollin anglez, por nuk isha në gjendje. E njëjta gjë ndodhi edhe këtu, te Manchester City, kur erdha me Stuart Pearce. Ata ishin shumë të zgjuar. Nuk isha mjaftueshëm i mirë”.

 

Ronaldinho kur ishte pjesë e Milanit

2) Ronaldinho – Blackburn Rovers

Blackburn Rovers bëri një ofertë prej 20 milion eurosh dhe përgatiti një kontratë 3 vjeçare për të transferuar Ronaldinhon në Angli, njëkohësisht për ta larguar nga Milani. Vetëm fjalë dhe te klubi anglez e kishin bërë të rrugës.

“Ai është i prirur të luajë në Premier League dhe unë mendoj se kjo shkon në favorin tonë”, tha presidenti Desai asaj kohe për “BBC Radio”. Desai gjithashtu konfirmoi se Blackburn kishte shpresë për të nënshkruar David Beckham. E sigurt të themi se asnjë nga këto transferime të bujshme, nuk ndodhi…

 

Maradona kur luante për Napolin, në Serie A

3) Diego Maradona – Leeds & Sheffield United

Diego Armando Maradona kishte një “flirtim” me dy klubet e Yorkshire gjatë karrierës së tij, Sheffield United dhe Leeds United. Pas një udhëtimi në Argjentinë në 1978, skauti i Sheffield United, Harry Haslam i kërkoi klubit që të nënshkruante me Maradonën, asaj kohe vetëm 17-vjeç, për 200 mijë sterlina. Por drejtuesit e “Blades”, vendosnin të zgjedhin Alex Sabella në një transferim prej 160 mijë sterlina.

Nëntë vite, drejtori sportiv i Leeds United, Bill Fotherby, zhvilloi bisedime me një agjent të Maradonës për të parë nëse argjentinasi mund të bindej të transferohej, por nuk kishin asnjë shans.

 

4) Rivaldo – Bolton (2004)

Bolton në sezonin 2003-2004 ishte një skuadër shumë të fortë, me emra si Jay-Jay Okocha, Fernando Hierro dhe Ivan Campo. Për më tepër, u duk se dhe Rivaldo ishte gati të bashkohej me ekipin e Sam Allardyce.

“Për një transferim kaq të bujshëm nuk mund të jesh kurrë 100% i sigurt, por Sam (Allardyce) e bëri ofertën e tij dhe gjërat po shkojnë shumë mirë”, deklaronte Peter Harrison, një agjent i Rivaldos për “Bolton Evening News”.

Rivaldo, i cili ishte një agjent i lirë pas largimit nga Cruzeiro, tha: “Unë dua të përpiqem ta çoj Boltonin në Kupat e Evropës për herë të parë në historinë e tyre. Është një kohë emocionuese”. Vetëm disa javë më vonë, Allardyce tha për faqen zyrtare të klubit: “Unë mund të konfirmoj kategorikisht që Rivaldo nuk do të bashkohet me ne.”

 

5) Robert Lewandowski – Blackburn (2010)

E pabesueshme se si ky transferim nuk u krye. Blackburn Rovers kishte arritur akord me klubin e Lech Poznan për Robert Lewandowskin, për një shumë që kapte vlerën  e 4 milion sterlinave. Pritej vetëm firma e Lewandowskit, asaj kohe 21 vjeç.

Bomberi polak, megjithatë, nuk shkoi për të firmosur për shkak se të gjitha fluturimet u ndaluan për shkak të resë vullkanike, ‘Yer Da’. Merkato mbaroi dhe Lewandowski, nuk u transferua te klubi anglez. Dortmund dhe më pas Bayern Munchen, duke u kthyer në një nga sulmuesi më të kërkuar në Europë.

 

Zidane, kur luante në kampionatin francez me Bordeaux

6) Zinedine Zidane – Blakburn (1995)

Zinedine Zidane është nga ata që i ka fituar të gjitha si lojtar, ndërkohë që ka korrur suksese të rëndësishme edhe si trajner në krye të Real Madrid. Por a e dini se kur ishte pjesë e Bordeaux u refuzua nga Blackburn? Sapo kishin fituar titullin në sezonin 1994/95.

Ray Harford dhe ndihmësi i tij, Derek Fazackerley, kërkuan transferimin e Zidane, por presidenti i klubit asokohe, Jack Walker,  ishte i qartë në përgjigjen e tij: “Pse doni të nënshkruani me Zidane, kur ne kemi Tim Sherwood”. Përfundimi dihet dhe Zidane më pas kaloi te Juventusi.

 

Roberto Carlos, me fanellëmn e Palmeiras, para transferimit në Europë

7) Roberto Carlos – Aston Villa (1995)

Roberto Carlos në Premier League? Vite më parë, ishte pothuajse një realitet. “Unë në fakt, isha gati për t’u bashkuar me Aston Villa disa vite më parë gjatë karrierës time”, tregonte me sinqeritet mbrojtësi brazilian për “The Sun” kohë më parë.

“Unë u takova me drejtuesit e klubit, por asgjë nuk ndodhi. Birmingham ishte gjithashtu i interesuar, por nuk ndodhi asgjë dhe unë më vonë u bashkova me Interin”, shprehej braziliani, i cili u kthye në mbrojtësin e majtë më të mirë te spanjollët e Real Madrid.

 

Andres Iniesta, një nga më mëdhenjtë e Barcelonës

8) Andres Iniesta – Rangers (2004)

Andres Iniesta: E vështirë ta imagjinosh me një fanellë tjetër veç Barcelonës. Megjithatë, legjenda katalanase ishte shumë pranë një kalimi te… Rangers në Skoci, plot 16 vite më parë. Trajneri Alex McLeish me të vërtetë u përpoq të nënshkruajë me Iniestan, si një zëvendësues për Barry Ferguson. “Ai ishte vetëm 18 vjeç në atë kohë”, tha McLeish për “Daily Record”.

“Ne e pyetëm drejtuesit e Barcelonës nëse mund ta sjellim atë në Skoci dhe na u tha që do të përpiqeshin ta integronin në ekipin e parë. Më thanë se Iniesta nuk kishte nevojë të huazohej apo të transferohej diku tjetër. Diçka që doli shumë mirë për Iniestan në fund”.

 

Shevchenko, kur ishte pjesë e Dinamo Kiev në Ukrainë

9) Andriy Shevchenko – West Ham (1995)

Vetë Shevchenko mohon të ketë pasur ndonjëherë një periudhë prove te West Ham, por sipas Harry Redknapp, klubi londinez nuk pranoi për të nënshkruar me sulmuesin.

“Më ofruan Shevchenkon kur ai ishte vetëm 19 vjeç. Ne e patëm atë në stërvitje për tre ose katër ditë dhe mbaj mend ta shikoja atë të luante për ne në një lojë kundër rezervave të Barnet, në “Chadwell Heath”.

Ai nuk bëri asgjë që të më tërhiqte syrin, por dukej mirë. Kisha pasur gjithë shumë probleme me disa futbollistë rumunë dhe mendova se gjëja e fundit që më duhej, ishte një ukrainas. Për më tepër, ata po kërkonin rreth 1 milion sterlina për Shevchenkon dhe ne nuk kishim para në atë kohë.”

 

Johan Cruyff kur ishte pjesë e Barcelonës (Foto: Offside / L’Equipe)

10) Johan Cruyff – Dumbarton (1980)

Skuadra skoceze e Kategorisë së Dytë, Dumbarton, u përpoq të nënshkruajë me legjendën holandeze, Johan Cruyff, kur ky i fundit ishte 33 vjeç. Trajneri i atëhershëm i Dumbarton, Sean Fallon, më vonë pranoi se përpjekja e klubit ishte për t’u lavdëruar. “E dija se ishte gjithmonë e pamundur të merrnim Cruyff, por mënyra se si unë e pashë, ishte që nuk kishim asgjë për të humbur”, tha Fallon.

“Në rastin më të keq, vendosnim Dumbarton në faqet e para të gazetave për disa ditë dhe rrisnim imazhin dhe profilin e klubit, i cili ishte shumë i ulët në atë kohë. Në rastin më të mirë, nëse do të ishim me fat, mund të merrnim një lojtar të mrekullueshëm”, shpreheh tekniku i Dumbarton.

 

Aubameyang, kur ishte huazuar nga Milani te Monaco

11) Pierre-Emerick Aubameyang – West Brom (2011)

Ne kemi dëshiruar ta shohim Aubameyang në Premier League për vite me radhë. Dy vite më parë, Dortmund pranoi një ofertë rekord prej 56 milion sterlinash nga Arsenali për kartonin e Aubameyang, por West Brom mund ta kishte siguruar sulmuesin nga Gaboni për shumë herë më pak në vitin 2011.

Për fat të keq të tifozëve të Albion, drejtuesit e klubit nuk ishin gati të paguanin 2 milion sterlina për kartonin e Aubameyang. “Më duhet të them, çdo skaut në botë do të ketë një histori të ngjashme,” tha skauti që i rekomandoi West Bromit bomberin Aubameyang. “Kjo është historia ime, për fat të keq transferimi nuk u krye”. / Veronik Istrefaj – Abcnews.al