Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shitet topi i “dorës së Zotit”/ Maradona shënoi me të edhe “Golin e Shekullit” në futboll

schedule12:27 - 24 Gusht, 2026

schedule 12:27 - 24 Gusht, 2026

Në Dallas u zhvillua një ankand shumëmilionësh për topin ikonik “Adidas Azteca”, i përdorur në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës 1986 mes Argjentinës dhe Anglisë – pikërisht topi me të cilin Diego Armando Maradona shënoi si golin e diskutueshëm të “Dorës së Zotit”, ashtu edhe “Golin e Shekullit”.

Topi original, autenticiteti i të cilit u konfirmua përmes provave fotografike nga ndeshja, e cila përfundoi 2–1 në favor të Argjentinës, u shit nga shtëpia e ankandeve “Heritage” për rreth 2,87 milionë euro.

Kjo shifër ishte më e ulët se parashikimet e bëra para ankandit, të cilat e vlerësonin çmimin e shitjes në 8,56 milionë euro, ose më shumë.



Ky object, i ruajtur për 36 vite nga gjyqtari tunizian Ali Bin Nasser para se të ndryshonte pronar në Londër në vitin 2022 për rreth 2,34 milionë euro, nuk e theu rekordin absolut për një top sportiv, i cili mbahet nga ai i “home run” të 50-të të Shohei Ohtani, I blerë për 3,76 milionë euro. Ndërkohë, rekordi i përgjithshëm për një relike sportive vazhdon t’i përkasë uniformës së Babe Ruth me ekipin Neë York Yankees të vitit 1932, e shitur për më shumë se 20,65 milionë euro.

Vlen të përmendet se në vitin 2022, fanella që Maradona veshi gjatë asaj ndeshjeje u shit nga “Sotheby’s” për gati 7,96 milionë euro.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!