Në 2022 u duk se historia e tij u tha e përfundoi. Lionel Mesi e fitoi më në fund Kupën e tij të parë të Botës në karrierë me Argjentinën, duke hequr nga shpirti pengun më të madh të jetës, por edhe në moshën 35-vjeçare kishte ende një rrugë të gjatë.
Pas gjysmëfinales ndaj Anglisë, i mbiquajturi “Pleshti” ka mundësi të lerë pas nga ana e statistikave, por ndoshta edhe nga lavdia në fushë, dy legjenda argjentinase, si Mario Kempes dhe Diego Armando Maradona.
Mund të bëhet ylli I parë i kombëtares së tij me dy tituj botëror, ndaj një që kanë Kempes e Diego.
Tashmë, është e sigurt që do të luajë finalen e tij të tretë, më shumë sesa vetë Pele, dhe baraz me yllin e madh të Gjermanisë, Pjer Litbarski.
Leo është vërtet i jashtëzakonshëm.
Në gjysmëfinalen ndaj Anglisë ai shërbeu dy asiste, edhe pse u mbulua fort dhe nuk shënoi dot.
Ai është lojtari me më shumë kontribute në historinë e kupave të botës, me 33 në 33 ndeshje, 8 më shumë sesa Kilian Mbape.
Mesi është njeriu që ka krijuar më shumë raste në 60 vitet e fundit në botërorë, me 99, duke lënë pas Maradonës me 71.
Edhe pse 39 vjeç, ai vrapoi 8.5 km ndaj Anglisë, dhe bëri 9 driblime, më shumë se çdo lojtar në një ndeshje të vetme të këtij botërori.
Të shohim nëse do ta fitojë titullin e dytë, e ndoshta do të mund të quhet me të drejtë të plotë “Zoti I Futbollit”, edhe më shumë se “Perëndia” Maradona.



