Grabitje me armë në Tiranë

schedule17:57 - 6 Gusht, 2019

schedule 17:57 - 6 Gusht, 2019

I maskuar, me veshje pune dhe me një kapele në kokë autori i grabitjes u largua me vrap nga vendngjarja.

Këto janë efektivët e policisë së komisariatit nr.3, të cilët sekuestruan serverët e kamerave të sigurisë së zonës ku ndodhi grabitja me armë. Sipas policisë së kryeqytetit, ngjarja ndodhi në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla.

Në momentin e grabitjes në zyrë kanë qenë dy punonjës, të cilët po kryenin edhe bilancin e punës për ditën e martë. Policia ende nuk ka bërë të ditur sasinë e parave të grabitura, ndërsa po merr dëshmitë e punonjësve të zyrës së mikrokredisë.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit./ABC News Albania 24/7